Futboll Ligue 1 Sport

KAOS NGA ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ PSG nis operacionin, zëvendësuesi i Buffon është në Spanjë

Eliminimi nga Champions League ka sjellë kaos te Paris Saint-Germain, për këtë presidenti Nasser Al-Khealifi ka vendosur të hidhet sërish në merakto për Jan Oblak, të Atletico Madrid.

Buffon ishte fajtor në dy golat e pësuar në ndeshjen ndaj Manchester United dhe 41-vjeçari nuk shikohet si opsion për sezonin e ardhshëm.

Spanjollja “Marca” ka bërë me dije se portieri slloven po negocion me Atletico Madrid për të rinovuar kontratën që skadon në fund të sezonit 2021, për këtë i ka kërkuar pagë mbi 10 milionë euro. Pavarësisht këtyre zhvillimeve në Spanjë, Al-Khealifi e di se është një operacion i vështirë, por ai ka treguar se gjithçka është e mundur në ditët e sotme në futboll dhe portieri 26-vjeçar është një siguri për vite me radhë te kampionët e Francës.

Related posts

PAPARAZZI/ Lorik Cana shijon mëngjesin në Tiranë, e shoqëron një person i veçantë

Delo.autor

Galliani: Për Milanin kam të njëjtë dashuri si 31 vjet më parë

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI HISTORIK NË CHAMPIONS/ Dalin pamjet, shikoni festën e Atalantës në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment