Futboll Ligue 1 Sport

PAS DËSHTIMIT TË BUFFONIT/ PSG shënjestron portierin më të mirë në Europë, ja oferta e çmendur

Pasojat e “tërmetit sportiv”, që çoi në eliminimin e PSG që në raundin e dytë kualifikues të Champions-it, mund të trondisin të gjithë kontinentin. Miliona të tjera janë gati të investohen nga sheikët e klubit kampion të Ligue 1 për ta rindërtuar skuadrën, pas eliminimit të fundit nga Manchester United.

Shifra e çmendur e parave të shpenzuara deri më tani nga Nasser Al-Khelaifi nuk ka rezultuar e mjaftueshme për të arritur objektivin madhor: fitimin e Ligës së Kampionëve. Për pasojë, presidenti i gjigantit francez tashmë ka në kokë një tjetër plan: të gjejë e të marrë futbollistët më të mirë në planet. Diçka që në rastin e portës, në mënyrë të pashmangshme e çon te slloveni i Atletico Madrid, njofton “Marca”.

Oblak, në bazë të statistikave, është portieri më i mirë në kontinent, deri më tani, këtë sezon. Pasi ka dështuar edhe kësaj radhe me një legjendë futbolli si Gianluigi Buffon (ishte fajtor në pësimin e golit të dytë nga Lukaku, të mërkurën), sheiku nga Katari e ka kuptuar se vetëm Oblak përbën një bazë ideale, nga i cili mund të ndërtohet një projekt i ri. Për pasojë, ai e ka vendosur sllovenin si prioritet absolut në “rimodelimin” e PSG, hap që synon ta ndërmarrë këtë verë.

Të mos harrojmë se Atletico Madrid dhe Miha Mlakar, që përfaqëson portierin slloven, kanë diskutuar për zgjatjen e kontratës së portierit përtej vitit 2021. Puna e Oblak do të njihet financiarisht sipas meritave në fushën e blertë. Me fjalë të tjera, një ofertë prej 10 milionë eurosh në sezon e ka joshur sllovenin, çka do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në “Wanda Metropolitano”, duke parakaluar në këtë pozicion Diego Costa.

Në fakt, me marrëveshjen e arritur, vetëm nënshkrimi i kontratës së re mbetet për t’u përmbushur. Megjithatë, mungesa e këtij hapi të fundit është fija e shpresës së PSG, që nuk dorëzohet për Oblak, derisa rinovimi me spanjollët të bëhet zyrtar. Al Khelaifi është i vetëdijshëm për gjendjen e avancuar të bisedimeve midis Oblak dhe Atletico Madrid, por e di se në botën e futbollit gjithçka mund të përmbyset nga një ditë në tjetrën, për aq kohë sa kontrata nuk është nënshkruar.

Related posts

E BUJSHME/ Në Itali votojnë për përjashtimin e Interit, Milanit dhe Juventus nga kampionati. Ja skuadrat që janë pro…

Delo.autor

SPALETTI E BËN TË QARTË/ Duhen 140 mln euro dhe 40 mln bakshish…

Isa.Autor

I IZOLUAR PREJ KORONAVIRUSIT/ Foto Strakosha: I vetmi moment që nuk zihemi me Tomas është kur ai bën stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment