Futboll Sport

Allegri: Atletico? Jemi në gjendje shumë të mirë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus-it, e ka komentuar me këto fjalë fitoren 4-1 të marrë kundër Udinese-s:

Mungesat – “Më duket se do të kem vetëm një mbrojtës krahu për ndeshjen e së martës kundër Atletico-s, sepse De Sciglio nuk do të rikuperohet. Të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Paraqitja – “Sot lojtarët kanë bërë një punë të mirë, ishim përgatitur në mënyrën e duhur për këtë ndeshje. Tani na mungojnë pesë fitore për të arritur titullin, 75 pikë kur kanë mbetur 11 ndeshje nga fundi i kampionatit janë një gjë e bukur”.

Atletico – “Goli i pësuar? Ky rezultat do të na bënte punë të martën, por kundër Atletico-s do të duhet të jemi të saktë dhe të luajmë mirë. Do të paraqitemi në gjendjen më të mirë të mundshme për atë ndeshje”.

Kean – “Mendoj se ka bërë mirë që ka qëndruar këtu. E sulmon portën shumë mirë, por duhet të përmirësohet në lëvizjet që bën. Gjithsesi, ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe është ajo e shënimit të golave”.

Related posts

Profesori i ligjit frikëson Realin: Përse CR7 mund të futet në burg

Sadik.Autor

Hidhet shorti i Euro 2020/ Kombëtarja e femrave U-17 në grup me Greqinë (FOTO)

Isa.Autor

FUSHA STËRVITORE E CRYSTAL PALACE/ Kuzhina e klubit të Premier League e “PUSHTUAR” nga minjtë

Isa.Autor

Leave a Comment