Futboll Ligue 1 Sport

U ELEMINUAN NË CHAMPIONS/ Në prag të lamtumirës së tij me PSG, Braziliani drejt ribashkimit të shumëpritur

Pas fitores 2-0 të PSG në “Old Trafford” ndaj Manchester United, bazuar edhe në mungesat e shumta dhe të rëndësishme në radhët e “Djajve të Kuq”, të gjitha parashikimet përcaktonin francezët si favoritët për të kaluar në çerekfinalen e Champions League, por në “Parc Des Prince” ndodhi e papritura.

Përmbysja nga ana e Manchester United që fitoi në Paris me rezultaitn 3-1 ka eliminuar PSG nga Champions League dhe ka përgatitur menjëherë largimin e disa prej yjeve të skuadrës së trajnerit Tuchel.

Më kryesori prej tyre është me siguri braziliani Dani Alves. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Juventus është mes kandidatëve favoritë për t’u larguar nga “Tour Eiffel” në përfundim të sezonit.

Në prag të lamtumirës së tij me PSG, nuk vonon ndërhyrja e Manchester City, fuqishëm i interesuar për mbrojtësin Brazilian, që në verën e ardhshme mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Arsenal mposht Bavarezët në “International Champions Cup 2019” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Tatuazhi i tifozit të Man United që po çmend ata të Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment