Kosova

Sahiti: Do të jem në stafin e trajnerit të ri, short i pranueshëm

Trajneri i përkohshëm i përfaqësues së Kosovës Muarrem Sahiti zbuloi se do të jetë pjesë e stafit teknik të Dardanëve edhe në momentin që do të zgjidhet trajneri i ri, i cili sipas tij duhet patjetër i huaj.

“ Kam një marrëveshje me Federatën e Kosovës dhe do të vazhdoj të pjesë e stafit edhe kur të vijë trajneri i ri. Ajo që mund të them është që Kosova ka nevojë për një trajner të huaj”.

Për grupin në të cilin është shortuar Kosova në Ligën e Kombeve, Sahiti shtoi.

“ Grupi nuk është i lehtë ne do të tentojmë ta fitojmë por misioni do të jetë i vështirë. Nëse luan mirë grupi bëhet i lehtë por nëse luan keq grupi shndërrohet shumë i vështirë”.

Related posts

Zyrtare: Vllaznia prezanton pesë transferimet e para

Q.Autor

E rrallë/ 17-vjeçari kosovar, menaxher i 40 basketbollistëve

Q.Autor

“AUTOBUZI MË I SHTRENJTË NË BOTË”/ Granit Xhaka & CO udhëtojnë me urbanin e linjës para sfidës së yjeve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment