Futboll La Liga Sport

NUK NDALET ATLETICO/ Simeone merr fitoren e pestë radhazi para sfidës me “Zonjën e Vjetër”

Atletico Madrid ka mundur 1-0 Legan-es në shtëpi në javën e 27-të të kampionatit dhe tani është gati për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League që do të luajë të martën e ardhshme në fushën e Juventus-it.

Një gol i Saul, i realizuar pas një penalltie të gabuar, i ka mjaftuar ekipit të Diego Simeone-s për të marrë fitoren e pestë radhazi në pesë takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë këtu edhe sfidën e fituar 2-0 kundër Juventus-it në Champions League.

“Colchonero-s” mbajnë vendin e dytë me 56 pikë, 14 më pak se Barcelona kryesuese dhe tetë më shumë se Real Madrid-i i vendit të tretë. Leganes, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 13-të me 33 pikë.

Related posts

Milan-Chievo, veronezët kanë 7 humbje radhazi në transfertë

Q.Autor

JUVENTUS PËRJASHTOHET NGA SERIE A? Presidenti Gravina: Nuk do doja të ndodhte, por…

Delo.autor

“KEMI BËRË SHUMË GABIME GJATË KËTIJ SEZONI”/ Pirlo: Interi superior? Ishin më të uritur dhe…

Delo.autor

Leave a Comment