Futboll Seria A Sport

“DUEL” NË MERKATO/ Marotta do Modric tek Interi por në garë futet edhe…

Tri ndeshje për të mbyllur vitin, 270 minuta (pa shtesa) përpara startit të sfidave të tjera: ato në tavolinat e merkatos. Në fushë Interi do përballet me Kievon, Napolin dhe Empolin për të blinduar vendin e tretë dhe për të reduktuar distancën nga i dyti.

Sakaq, jashtë stadiumeve drejtuesit po bëjnë nxehjen për seksionin e janarit. Disa mbrëmje më parë, përpara darkës së Krishtlindjeve, stekën e vendosi Xhuzepe Marota: “Kontratat për t’u studiuar në klub janë shumë”, – u shpreh administratori i ri zikaltër i zonës sportive. “Zakonisht zgjidhen në janar, kështu do ndodhë edhe tek Interi”.

TELENOVELA “IKARDI”

Faqja e parë e axhendës interiste ka emrin e Mauro Ikardit. Vanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e kapitenit interist kërkon një pagë në lartësi të Higuainit (8-8.5 milionë në sezon), klubi synon në diçka më të ulët, por megjithatë e ka rritur stekën. Sot Ikardi përfiton 4.5 milionë fikse që shkojnë në 5.3 me bonuse. Marota, për të mbyllur diskutimet, mendohet të pranojë kërkesat e Vandës. Me një kusht: heqjen e klauzolës, që aktualisht vlen 110 milionë euro dhe vlen vetëm jashtë Italisë (brenda dy javëve të para të korrikut). Ka ende distancë, por dëshira reciproke për të firmosur deri në 2023-shin përfaqëson një garanci.

MODRIÇ

Pasi të mbyllet kjo telenovela “Ikardi”, Interi do nisë të shohë përpara, në faqet e tjera të axhendës, aty ku ndodhen shumë talente si Tonali (vlen 30 milionë), Barela (45), Linkoln (20), Trinçao (15) dhe Mançini (20; i cili, bashkë me Bastonin, pritet të formojë dyshen e qendërmbrojtësve të së ardhmes). Fillimisht, megjithatë, brenda 30 qershorit, për “Fair Play Financiar” do nevojitet një plusvalencë prej 40-50 milionë eurosh. Nga 1 korriku ndryshon gjithçka.

Ndaj, siç u raportua dje nga “Gazzetta dello Sport” (dhe u ripërcoll nga spanjollja “As”), Interi do hapë sërish derën “Modriç”: ëndrra e verës së kaluar nuk ka dalë ende nga radarët zikaltër, pasi presidenti Florentino Perez (kreu i Realit), i cili bllokoi largimin e fituesit të “Topit të Artë” duke i propozuar një rinovim të majmë, nuk ka marrë ende “po”-në e fantazistit (nuk dihet ende nëse kushtet do jenë të njëjtat me ato që u propozuan disa muaj më parë: rreth 10 milionë euro në sezon për 4 sezone dhe një “parashutë” në Kinë për të mbyllur karrierën te Jiangsu Suning).

Por, bashkë me Marotën, për 33- vjeçarin interesohet edhe Fabio Paratiçi, ish-krahu i djathtë te Juventusi, i cili sot i ka marrë postin te bardhezinjtë. “Zonja” mund të jetë e gatshme për një tjetër sakrificë ekonomike pas CR7-ës, ose ndoshta Perez do pranonte një shkëmbim me Miralem Pjaniçin, pasi verën e kaluar për boshnjakun iu refuzua një ofertë prej 60 milionë eurosh. Diskutimet gjithmonë do shtyhen për në verë: muajin e manovrave të mëdha.

Related posts

ZYRTARE/ Turqia emëron trajnerin e ri, arrin akordin me të ardhmen e pankinës së Gjermanisë

Delo.autor

Samir Nasri suspendohet me 6 muaj të mos luaj

Q.Autor

DEL PIERO “hidhëron” RONALDON: MODRIC e meritoi, jam i bindur që do FITOI edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment