Futboll Sport

Milan, Gattuso rrezikon derbin

Gennaro Gattuso rrezikon të mungojë në derbi. Pezullimi i trajnerit të Milan gjithsesi nuk konsiderohet as i shlyer dhe as i dënuar. Gjithçka do të varet nga relacioni që do të kenë shkruar zyrtarët e ndeshjes, veçanërisht arbitri kryesor Pairetto dhe arbitri i katërt, Ghersini.

Gattuso protestoi për një goditje dënimi të mohuar në favor të Milan për ndërhyrje të gabuar ndaj Paqueta-s, me brazilianin që qëndronte i shtrirë në fushë, pas përplasjes me Doussie. Gjatë protestës së teknikut kuqezi polemizoi me atë edhe Meggiorini.

Larmishmëria e pezullimit të mundshëm ndaj trajnerit Gattuso nis me më të lehtin: një dënim të thjeshtë, deri në një skualifikim disa javor, në rast se milanisti ka lëshuar fjalë të rënda, veçanërisht kërcënuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Vendimi përfundimtar do të mësohet të martën, kur do të publikohen masat e gjykatës sportive.

Related posts

Surprizon Mourinho, merr vendimin që nuk pritej për Luke Shaw

Q.Autor

BONUCCI REZULTON POZITIV ME COVID-19/ “Kuqezinjtë” në panik për yllin e skuadrës, ja arsyeja…

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti po mendon për Hysajn, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment