Futboll Premier League Sport

ËSHTË MBROJTËSI MË I MIR NË BOTË/ Liverpooli gati t’i rinovojë kontratën me Van Dijk, ja rroga “stratosferike”

Pas vetëm një viti me fanellën e “reds”, skuadra e Liverpool është gati t’i rinovojë kontratën mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk. Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, i blerë për 80 milionë euro në janar të 2018-ës. Por tashmë mund të bëhet edhe një ndër mbrojtësit më të paguar në botë.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e Liverpool kërkojnë të mbajnë me çdo kusht lojtarin në ekip, ndërkohë që Real Madrid e Barcelona po tentojnë të sjellin 27-vjeçarin në La liga sezonin tjetër. Për këtë arsye, lojtarit do t’i ofrohet një rrogë e re, 200 mijë stërlina jnë javë, duke e çuar Van Dijk në të njëjtin nivel me Mohamed Salah.

Kjo shumë do të kthente pas sulmet e Real dhe Barça për lojtarin, që po përgatiten që në verë të bëjnë një ofertë të majme për lojtarin holandez. Më e interesuar është skuadra “merengues”, që sheh te Van Dijk pasardhësin e Sergio Ramos, drejt largimit nga “los blancos”.

Van Dijk ka realizuar 3 gola në 48 ndeshje me fanellën e Liverpool, që kur erdhi në “Anfield” në janar të 2018-ës nga skuadra e Southampton.

Related posts

ELIMINIMI I REALIT NGA CHAMPIONS/ Kroos nuk fsheh zhgënjimin: Nuk do të shoh asnjë ndeshje!

Delo.autor

“URIME!”/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës

Delo.autor

VIDAL transferohet te Barcelona, Bayern Munchen falenderon mesfushori kilen

Isa.Autor

Leave a Comment