Futboll Premier League Sport

YLLI SHMANGU HUMBJEN E CHELSEAT/ Sarri e kritikon: Ai është në gjendje të luajë, por duhet…

Hazard ka shënuar një gol të mrekullueshëm në kohën shtesë duke shmangur humbjen e Chelsea-t në javën e 30-të të Premier League.

Humbja do të kishte qenë tepër e rëndë për The Blues që luftojnë për një vend mes katër më të mirëve.

Megjithëse Hazard shpëtoi ekipin e tij nga disfata, Sarri prapëseprapë ka përmendur një aspekt të lojës ku belgu duhet të përmirësohen.

“Hazard është një lojtar i madh dhe mund të ndryshojë situatën në çdo moment,” shprehet tekniku italian.

“Megjithatë, si çdo lojtar tjetër, ai duhet të lëvizë më shumë pa top. Fërshëllimat ndaj Jorginho-s? Nëse lojtarët e tjerë nuk lëvizin, atëherë ai është në vështirësi.”

“Ai është në gjendje të luajë futboll me një takim, por duhet lëvizshmëria. Në 20 minutat e fundit, ai nuk ishte i përshtatshëm për 4-2-3-1.”

Chelsea mbetet në vend të gjashtë të renditjes së Premier League.

Related posts

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Ndeshja midis dy skuadrave që premton emocione të mëdha (FORMACIONE ZYRTARE)

Delo.autor

LARGIMI NGA LUFTËTARI/ Dalipi akuzon për ndërhyrje: Nuk më pëlqejnë…

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Ham-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment