Futboll Sport

Benzema i jep fitoren Real-it ndaj ekipit të “Fenomenit”

Real Madrid ka mbijetuar stuhinë e 20 minutave të para të vendasve, të cilët humbën një penallti dhe shënuan dy gola që u anuluan, duke fituar në fund me një përmbysje 4-1 ndaj Real Valladoilid.

Skuadra në pronësi të ish-lojtarit të Los Blancos, “Fenomeni” Ronaldo, ka zhvilluar një ndeshje të madhe përpara tifozëve të saj në “Jose Zorrilla”, por ka dalë nga fusha pa asnjë pikë.

Ishte Tuhami i vendasve që shënoi golin e avantazhit në minutën e 29’, por vetëm pesë minuta më pas kampionët e Europës kanë barazuar me Raphael Varane.

As pushimit erdhi dopieta e Benzema brenda tetë minutave që përmbysi gjithçka në favor të Real Madrid.

Vetëm Lionel Messi (34) dhe Wissam Ben Yedder (26) kanë shënuar më shumë gola se Karim Benzema (22) këtë sezon në të gjithë kompeticionet.

Ai është lideri i këtij Reali. Real duhet ta mbyllte ndeshjen me një lojtar më pak pas të kuqit të Casemiro-s në minutën e 80’, prapëseprapë arriti të shënonte edhe golin e katërt me Luka Modric në minutat e fundit të ndeshjes.

Related posts

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Delo.autor

Man United po fundoset në Londër/ Mou përjashton SUPER lojtarin  nga skuadra

Isa.Autor

NJË VRASJE MISTERIOZE/ Parukieri i Ronaldos gjendet i masakruar në një dhomë hoteli

Delo.autor

Leave a Comment