Futboll Seria A Sport

MERKATO E BLLOKUAR/ Por Partizani ka gati përforcimet. Ja lista me lojtarët që pritet të afrohen

Mesi i gushtit ishte parashikuar si afati ku drejtuesit e Partizanit prisnin përgjigjen pozitive nga KAS-i i Lozanës për heqjen e embargos së merkatos. Gjyqi i humbur në FIFA me kroatët e Istras për federimin e Erald Çinarit në verën e 2018-ës ka bërë që për momentin puna për ndërtimin e Partizanit të sezonit të ri të mbetet pezull.

 

Mosardhja e përgjigjes në fillim të kësaj jave u lidh me vonesën e KAS-it në përllogaritjen e kostos së gjyqeve, që Partizani duhet të parapaguajë në fillim të procesit. Edhe ky hap është kryer së fundmi nga klubi dhe shpresat janë që përgjigjja pozitive të vijë shpejt, në mënyrë që trajneri Ilir Daja të ketë nën urdhrat e tij edhe “ushtrinë” e planifikuar të përforcimeve. Drejtuesit planet për sezonin e ri i kanë me disa afrime në ekip, ndonëse merkatoja vijon të jetë e bllokuar.

 

Në kuadrin e këtij plani, klubi ka biseduar dhe paraprakisht ka gjetur edhe akordin me disa futbollistë, të cilët pritet që të përforcojnë skuadrën pikërisht në pozicionet më të brishta. “Panorama Sport” prej kohësh i ka publikuar emrat e disa nga dëshirat apo përforcimet e mundshme të Partizanit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se sapo të mbërrijë përgjigjja pozitive, menjëherë do të prezantohen edhe afrimet e reja. Të hënën skuadra e drejtuar nga trajneri Daja zhvendoset në Ohër për të zhvilluar fazën përgatitore dyjavore.

Lilaj

Aty pritet që të mbërrijnë edhe përforcimet e mundshme. Sa u përket lojtarëve që janë përfolur si afrime te “demat”, mund të përmendim disa prej tyre. Sabien Lilaj shikohet si goditja e madhe në këtë merkato vere dhe për këtë arsye klubi nuk insistoi shumë në rinovimin e kontratës me Bruno Telushin. Gledi Mici është përfolur si përforcim në të majtë të mbrojtjes, ndërsa Arlid Ajeti për qendrën e repartit defensiv. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Vladica Brdarovskit, si alternativë kryesore për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në emrat e lakuar janë edhe Arinaldo Rapaj, Dejvi Bregu, Valon Ethemi, Vasil Shkurtaj, Valentino Murataj dhe Donald Mëllugja.

Related posts

Ka edhe kështu: dëshiron të ikë nga PSG për të shkuar te Besiktas

Sadik.Autor

NJOFTIMI I FUNDIT NGA UEFA/ Do të ndryshojë rregulli i golit në fushë kundërshtare

Isa.Autor

FITORE ME SHUMË VLERA/ Real Madrid mposht Osasuna-n dhe vazhdon luftën për titulll

Delo.autor

Leave a Comment