Futboll La Liga Sport

E BUSHJME NGA SPANJA/ Zidane rikthehet te Real Madrid, ja ylli i skuadrës që bën gati valixhet

Zinedine Zidane pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Real Madridit të martën paradite. Do të jetë një rikthim për francezin, i cili do të zërë vendin e Santiago Solarit që do të shkarkohet të hënën pasdite.

Rikthimi i Zidane te “Los Blancos” nënkupton qartë se Gareth Bale do të largohet nga “Bernabeu” në fund të këtij sezoni. Sulmues uellsian e pranoi se do të largohej kur ishte Zidane trajner, por pas largimit të francezit ai vendosi të qëndrojë. Tani Bale do jetë i pari që do largohet, edhe për faktin se ai nuk bën pjesë në planet e Zidane, i cili me siguri do bëjë revolucion në skuadër në merkaton e verës.

Ndërkohë që në të gjitha mediet po qarkullon informacioni për rikthimin e Zidane, Bale është i fokusuar te sporti i golfit. Një pasion  uellsianit që e ndjek gjithmonë. Për të tashmë nuk përbën interes trajneri i ri i skuadrës, pasi edhe nën drejtimin e Solarit dështoi të jetë lider, për më tepër përfundoi në stol.

Related posts

Pep Guardiola: Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time

Sadik.Autor

TAYSON DO T’I RIKTHEHET BOKSIT/ Trondit ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Delo.autor

Analiza teknike/ Krespo u jep notat Ikardit e Higuainit: Dy bomberë “vrasës”, do ketë spektakël

Isa.Autor

Leave a Comment