Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

LEGJEONARET/ Sadiku nuk ishte i vetmi! Futbollistët shqiptarë që shkëlqyen këtë fundjavë (VIDEO)

Armando Sadiku shënoi golin e avantazhit për Luganon në ndeshjen ndaj Basel në minutën e 67′-të. Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë në minutën e 46’-të të pjesës së dytë si zëvendësues. Sadiku mori një top në krah, duke depërtuar nga para zone, ku lëshoi një predhë me të djathtën e tij që u ndal vetëm në rrjetë.

Por duket se kjo javë pati edhe lojtare te tjerë shqiptar që luajnë në botë të cilët kanë shenuar gjtihashtu gola të bukur. Permendim këtu Lenjanin apo Memushaj. Alpesport.al ju sjell ato për ju:

Goli i Sadikut:

Ermir Lenjani

Ermir Lenjani po kalon një nga momentet më të shkëlqyer të karrierës së tij. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shënoi disa ditë më parë një dopietë që i dha fitoren skuadrës së tij, ndërsa ka gjetur përsëri rrjetën në takimin kundër Luzern. Sapo topi u shkelmua, një nga mbrojtësit e Sion e gjuan në thellësi të zonës kundërshtare, Lenjani e rrëmben dhe shënon direkt. Një gol spektakolar i futbollistit shqiptar, që ndoshta vendos një rekord absolut, goli i Lenjanit realizohet në vetëm 9 sekonda lojë.  Shënimi i golit në vetëm 9 sekonda lojë, e fut Lenjanin në histori, pasi bëhet një nga lojtarët që realizon më shpejtë në një ndeshje. Gjithashut, Lenjani është futbollisti i parë shqiptar që vendos këtë rekord.

Elis Bakaj

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar është lideri i ekipit të tj të Shakhtyor Soligorskit dhe këtë e ka treguar dhe me fillimin e sezonit të ri. 31-vjeçari ishte titullar nga minuta e parë në ndeshjen e e luajtur në transfertë kundër Neman Grodno dhe Soligorski fitoi 0-3. Ai u kthye në protagonist, pasi në minutën e 60′ përshëndeti rrjetën duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Festa e shqiptarit nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm pas 7 minutash dhuroi asisit duke vulosur rezultatin në 3-0 për bjellorusët. Bakaj u zëvendësua në minutën e 77′ nga trajneri i tij, ndërkohë që Saligorski kërkon titullin kampion këtë sezon. Edicioni ka nisur mbarë pasi kanë 6 pikë në 2 ndeshje, ndërsa Bakaj tashmë ka gjetur dhe golin e parë për këtë sezon.

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj shënoi një gol spektakolar për Pescaran në përballjen me Palermon. Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit për ekipin e tij, në kohën që Palermo udhëhiqte me rezultatin 1-2. Në minutën e 69` të takimit, Memushaj rikuperoi një top jashtë zone, dhe pasi kaloi një nga lojtarët kundërshtar godet duke shënuar një euro gol. Fantastik mesfushori vlonjat, që me këtë golin konfirmoi dhe njëherë se është shndërruar në lider te Pescara. Më herët skuadra e tij shënoi në minutën e 6`, duke kaluar në avantazh me Del Grosso, por barazimi i miqve erdhi në minutën e 15` me Moreo. Në të 37` Palermo kalon në avantazh me Pirrello, ndërsa goli i futbollistit të kombëtares shqiptare vendosi barazpeshën në pjesën e dytë. Mirëpo vendasit nuk ndalen me kaq, pasi hidhen sërish në sulm dhe realizojnë përsëri katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në të 86` ishte Scognamiglio ai që realizoi golin e fitores për skuadrën e tij.  Me fitoren e sotme Pescara ngjitet në vendin e pestë në renditje, dy më pak se Palermo e vendit të tretë. Skuadra e Memushajt ndodhet në zonën e play-off në Serinë B.

Taulant Seferi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka shënoi golin e tetë sezonal në Ligën e Dytë në Zvicër me Winterthur. 22-vjeçari gjeti rrjetën duke shënuar në transfertën e Schaffhausen, ku skuadra e tij, Winterthur, fitoi me rezultatin 1-3. Seferi gjeti rrjetën duke vulosur rezultatin përfundimtar në minutën e 90+1`, pas një kombinimi me shokun e tij të skuadrës, shqiptarin tjetër Denis Markaj. Me golin e sotëm, Taulant Seferi, shkon në kuotën e tetë golave të shënuar për këtë sezon, duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij, që aktualisht mban vendin e tretë në renditje me 2 pikë më pak se Lausanne, që do të jetë një rivale direkte për ngjitjen në Superligën e Zvicrës.  Skuadra e Winterthur shënoi e para në minutën e 29`, kur Sliskoviç kaloi ekipin në avantazh pasi shënoi nga penalltia. Në minutën e 82` Alves shënoi golin e dytë për të tijët, mirëpo vendasit ngushtuan rezultatin me Cicek, i asistuar nga Demhasaj.  Do duhej të vinte minuta e 90+1`, kur Taulant Seferi të vuloste shifrat në 1-3 për Winterthur, që merr tre pikë të rëndësishme për ngjitjen në Superligë.

🔛🔝 Goli i sa po shënuar Kunder FC Schaffhausen duke i sjell fitore bindëse FC Winterthur me rezultat 1:3 #TS17#SEFERi#HoppWinti

Gepostet von Taulant Seferi am Dienstag, 2. April 2019

Related posts

Montolivo: Kemi humbur shumë kohë me Montella-n

Q.Autor

SUAREZ “KAFSHON” VALLECANON/ Barcelona fitore dramatike me përmbysje në frymën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Juventusi do Carrascon, por ka klauzolë 100 mln euro

Q.Autor

Leave a Comment