Futboll Sport

FALCAO ZBULON TË ARDHMEN/ Pasi të tërhiqet nga futbolli, ja sporti që ëndërron

Radamel Falcai ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të ishte një basketbollist profesionist dhe këtë gjë kërkon ta bëjë pasi të jetë tërhequr nga futbolli.

Kur ishte akoma një fëmijë në Venezuelë, ai ka qenë një admirues i madh i legjendës së NBA, Michael Jordan.

Falcao është përfolur për një transferim te Milan gjatë verës së kaluar, por kalimi i tij te kuqezinjtë nuk u materializua teksa klubi italian vendosi të merrte Gonzalo Higuain nga Juventus.

Falcao së fundmi ka folur për France Football rreth jetës së tij dhe ka zbuluar se kërkon të bëhet një basketbollist profesionist kur të tërhiqet.

“E adhuroj basketbollin, kur isha i ri në Venezuela, aty ku jam rritur, ishte sporti që praktikoja çdo ditë dhe isha goxha mirë.

Shpeshherë, bashkë me gruan time, mendoj se kur ta mbyll me futbollin, të nis një karrierë të re si basketbollist profesionist.

Ashtu si Michael Jordan, idhulli im kur kam qenë fëmijë.”

Related posts

Laurent Koscielny cakton datën e lamtumirës nga kombëtarja e Francës

Q.Autor

Donnarumma “ndez” aksin Milano-Paris, në lojë edhe Di Maria-Rabiot-Draxler

Isa.Autor

BARAZIMI PA GOLA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Van Gaal: Manchester United nuk ka qenë një zgjedhje e mirë

Delo.autor

Leave a Comment