Gossip

“NUK E SHOH BABAIN TIM PREJ 3 VITESH”/ Rrëfimi prekës i vajzës së ish-mesfushorit brazilian

Vajza e ish-mesfushorit brazilian Emerson, i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj. Karolajna De Rosa, zbuloi se nuk e takon të atin prej 3 vitesh. E ftuar në emisionin “Domenica Live” të Darbara Dursos, tenistja dhe modelja, pranoi se e vuan shumë faktin që nuk ka takuar të atin.
“Është e vështirë për mua të jem këtu. Nuk e kam parë babain tim prej 3 vitesh. Papritmas ai u zhduk. Nuk e di pse u zhduk. Ai gjithmonë e festonte ditëlindjen me mua çdo vit. Sapo mbusha 18-vjeç, babai im është zhdukur. Nuk ka asnjë arsye. Hera e fundit që e pashë ishte në Brazil, kur kalova Krishtlindjen me të.

Ne patëm një kohë të mrekullueshme. Pas takimit tim të fundit, ai më telefonoi mua duke më thënë se kishte një lajm të mirë për të më dhënë. Ai më tha se presidenti i FIFA-s po kërkonte një sekretare dhe ai kishte menduar për mua, duke qenë se flas shumë gjuhë. I thashë që ishte një mundësi shumë e mirë, por unë doja të përfundoja fillimisht universitetin. Ai u ofendua pas këtij refuzimi dhe qëndrimi i tij ndryshoi menjëherë.

Nuk më shkruan dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të mija. Kam numrin e tij të telefonin, por ai nuk përgjigjet, nuk e kuptoj qëndrimin e tij. Baba, më mungon vërtetë shumë.

Ka disa gjëra që nuk mund të blihen me para, si koha dhe dashuria e personave, dhe unë nuk mund ta besoj që ti nuk më do më”, u shpreh vajza e ish-mesfushorit në emision.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Emerson është aktivizuar me Romën, Juventusin, Realin e Madridit, Milanit, etj.

 

Related posts

Ansi Agolli bëhet baba, urime pafund nga kolegë e tifozë

Sadik.Autor

NUK SHFAQET KURRË NË PUBLIK/ Kjo është gruaja “misterioze” e Khabib

Isa.Autor

“E DASHURA E BOSIT TË DROGËS”/ Moderatorja sportive bën “autogol” me postimin në Instagram (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment