Gossip

E ARDHMJA E ICARDIT NË DILEMË/ Wanda “ndez sërish zjarrin”: Dëgjoi kur ata të këshillojnë dhe largohu kur…

E ardhmja e Mauro Icardit te Inter është vënë në pikëpyetje të madhe këto kohë. Sidomos tani që argjentinasi nuk po luan me skuadrën, me arsyetimin se është i dëmtuar, por testet mjekësore treguan se ai nuk ka ndonjë dëmtim real.

Së fundi në mediat italiane po qarkullon informacioni se Interi është vënë pas Edin Dzeko, ndërsa po studiohet edhe pista Luka Jovic.

Reagimi ka ardhur sërish nga gruaja-agjente e argjentinasit, Wanda Nara, e cila shkroi një status me nënkuptim në Instagram duke ndezur sërish zjarrin.

“Injoroi kur të kritikojnë, dëgjoi kur ata të këshillojnë dhe largohu kur ata nuk të vlerësojnë”, me këtë shprehje Wanda ka hapur sërish një debat të madh. Pikërisht sot, kur u raportua se Interi i kishte paraqitur një ofertë me 6.5 milionë euro në sezon, deri në vitin 2023 Icardit.

Kjo ka zhgënjyer agjenten që ka kërkuar që paga për sulmuesin 26-vjeçar të jetë 10 milionë euro në sezon.

Related posts

GATI TË “ÇMENDEN” TIFOZËT/ Njihuni me me “blerjen” e fundit të Milanit

Isa.Autor

FLET PËR RREGULLAT E SEKSIT ME ICARDIN/ Wanda Nara zbulon: Nëse ndeshja shkon keq unë…

Delo.autor

JOSHËSE dhe BOMBASTIKE/ Blanca Padilla ka bërë një Spanjë të flasë për të (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment