Futboll Seria A Sport

A DO TË JETË GATTTUSO NË DERBI APO JO? Gjykata Sportive merr vendimin për trajnerin

Genaro Gattuso do të jetë në stol, në derbin e fundjavës me Interin. Trajneri i kuqezinjve, i cili u dëbua nga fusha në ndeshjen kundër Chievo, nuk u skualifikua nga drejtësia sportive italiane. Ai u paralajmërua dhe u gjobit me 15.000 euro për atë që ndodhi në minutën e 35-të të pjesës së parë të ndeshjes së fundit në Serie A, teksa la zonën teknike dhe iu hakërrye një lojtari të ekipit kundërshtar.

Ndërkohë, një javë skualifikim për Gian Piero Gasperini dhe gjobë 15 mijë euroshe. Trajneri i Atalantës është gjetur fajtor për goditjen e zyrtarit të Sampdorias në hyrjen e tunelit të dhomave të zhveshjes.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Bardheblutë shkatërrojnë Luftëtarin dhe kalojnë në finale

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, Dominim i verilindorëve. Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

DJALI I PRONARIT TË LEIÇESTER DEDIKIM PREKËS TË ATIT/ Më mungon baba!

Isa.Autor

Leave a Comment