Futboll Ndeshjet Live Shqipëri

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Bakaj bën shpëtimtarin. I mohon një gol të sigurt Malës

Po luhet në “Elbasan Arena” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Luftëtarit. Për shkak të dënimit të dhënë nga Disiplina, pas ndeshjes me Flamurtarin, të kuqtë janë të detyruar që ta zhvillojnë këtë takim pa praninë e tifozëve.

Duke qenë se luhet pa tifozë, si dhe në kryeqytet edhe Tirana pret Laçin për Kupë, Partizani e ka zhvendosur në “Elbasan Arena” takimin me gjirokastritët në një orar ku kursehet edhe energjia elektrike.

Partizani vjen në përballjen e sotme pas barazimit në kampionat ndaj Tiranës në derbin. Ndërkohë që Luftëtari u mposht nga Kukësi me rezultatin 3-0, në sfidën e zhvilluar në 2 mars në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që për të kaluar në çerekfinalen e Kupës, skuadra e Gegës eliminoi Kastriotin, ndërsa Luftëtari Egnatian e Rrogozhinës.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-1

Telushi 42′  / Fili 54′ 

KOMENTI LIVE:

81′ Pranë golit Partizani me Malën. Por gjuajtja e mesfushorit nga brenda zonës, është ndalur nga portieri Bakaj, i cili ka bërë shpëtimtarin, duke i mohuar një gol të sigurt kryeqytetasve.

76′ Çinari provon të dhurojë spektakël me thembër, por gjuajtja e shkodranit përfundon ngjitur me shtyllën. Drithërima në portën e Luftëtarit.

74′ Zëvendësimi i tretë dhe e fundit, largohet Ibrahimi, vendin e tij e zë Mensah.

72′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Neziri, vendin e tij e zë keniani Dunga.

66′ Partizani hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Ndeshja luhet në gjysmëfushën e Luftëtarit, gjirokastritët tërhiqen të gjithë në mbrojte.

60′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Bruno Telushi, por topi grushtohet nga Edvan Bakaj në këndore.

59′ Zëvendësim te Partizani, largohet Hebaj, vendin e tij e zë Çinari.

57′ Pranë golit Partizani. Asani futet bukur në vijë fundore dhe jep një top të bukur brenda zonës. E pafalshme çfarë humbet Hebaj, me portën e boshatisur.

54′ GOOOOL LUFTËTARI 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”. Realdo Fili ndëshkon skuadrën e Partizanit. Pas një skeme nga goditja e dënimit, Rustem Hoxha ka pasur me kokë për Filin, i cili nuk ka falur shumë pranë vijë fatale. 

47′ Pranë golit të dytë Partizani me Malën, gjuajtja e futbollistit të kuq është devijuar në momentin e fundit nga fytyra e Rustem Hoxhës.

46′ Starton pjesa e dytë, Gega kryen zëvendësimin e parë, largohet Rexhepi, vendin e tij e zë Dilaver Duka.

Related posts

KRITIKAT E SHUMTA/ Agjenti i HYSAJT “u mbyll” gojën italianëve: Atë vendose ku të duash…

Isa.Autor

JUVENTUS-INTER/ Sfida zhvendoset në merkato, duel për një talent

Delo.autor

FLET PËR RRUGËN E JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Del Piero beson: Plani po funksionon deri tani, mendoj se do të…

Delo.autor

Leave a Comment