Futboll Premier League Sport

YLLI I LIVERPOOLIT I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ Daniel Sturridge shpenzon 34 mijë sterlina për… (VIDEO)

Sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge, është i çmendur pas makinave dhe… çelësave. Siç ka bërë të ditur “The Sun”, në koleksionin e tij me vlerë rreth 600 mijë euro, ka makina te ndryshme si,  Range Rover Evoque, Porsche Panamera dhe një Ferrari 458 e bardhë.

Jo vetëm kaq, tani 29-vjeçari ka edhe një Rolls-Royce Wraith me vlerë 250 mijë sterlina, për të cilën ka marrë edhe një aksesor shumë  të veçantë.

Anglezi ka shpenzuar rreth 34 mijë sterlina për një byzylyk Senturion Key që e bën të panevojshme mbajtjen me vete të çelësave që hapin mjetin.

Një zgjidhje e rehatshme, por shumë e kushtueshme. Vetë sulmuesi e ka treguar aksesorin në një nga postimet e bëra në të kaluarën në rrjetet sociale. Një orë luksoze dore e mbushur me diamante që hap në mënyrë elektronike derën e makinës.

Related posts

TIRANA-DINAMO/ Pritet të zhvillohet në “Air Albania”, ja cili do të vendosë drejtësi sot në derbin e kryeqytetit…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi-Qarabag: Ja si do rreshtohen skuadrat në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

JUVENTUSI GJEN “RRJETËN”/ Poker ndaj Lecce dhe +7 nga Lazio

F.autor

Leave a Comment