Futboll Sport

STATISTIKAT/ Dzeko është boshti i Interit, por boshnjaku zhgënjen ndaj klubeve “big”

Edin Xheko është kthyer në mollë sherri mes Bosnjës dhe Interit për aktivizimin e tij, por gjendja fizike e sulmuesit duket se i ka sheshuar vetë gjërat. Xheko nuk e ka kaluar akoma shqetësimin muskulor dhe prania e tij me Finlandën të shtunën, në mungesë të ndonjë surprize, duket e pamundur.

Por, zikaltrit nuk duan që gjërat të përshpejtohen, aq më tepër kur kundërshtari i radhës në kampionat është Napoli, kryesuesi i Serisë A. Tek Interi çdo gjë rrotullohet rreth boshnjakut, që sapo ka zbritur në Milano ka bërë për vete gjithë ambientin, duke gjetur në total 12 gola në Serinë A.

Jo vetëm kaq, por 35-vjeçari, përveç finalizimit dhe rolit si pykë, merr përsipër të bëjë shumë herë më shumë gjëra, nga mesfushori i avancuar te njeriu i asisteve që prek më shumë topa se të gjithë në zonë. Ama pavarësisht të gjitha këtyre, në “biografinë” e Xhekos ka edhe një njollë: humbet në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha.

Ndaj Lacios e Milanit, jo vetëm që i mungoi goli, por shifrat ishin demoralizuese për të. Vetëm 3 goditje drejt portës, me asnjërën të përfunduar në kuadrat dhe me vetëm 8 prekje në zonën kundërshtare, sulmuesi ishte mungesa e madhe e sfidave në momentin që Interi kishte më shumë nevojë për të.

Është edhe ky motivi se pse Iznagi insiston që në prag të “Axurrëve”, sulmuesi i tij më produktiv të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme

Related posts

MALLKIMI MBI DEMBELE/ Bie alarmi te Barcelona (FOTO)

Delo.autor

Zbardhet prapaskena/ “Kërkoi zëvendësimin, sepse Helga ishte vetëm në dhomë” (VIDEO)

Isa.Autor

PREZANTIMI I DY BLERJEVE TË FUNDIT/ Milan e mbyll MERKATON në hyrje

Sadik.Autor

Leave a Comment