Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK REAL MADRIDI/ Ja telefonata e parë që bëri Zidane pas prezantimit

Trajneri i ri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, do të drejtojë seancën e parë stërvitore të mërkurën në mëngjes, por francezi ka dashur t’i japë një mesazh të qartë kapitenit të madrilenëve, Sergio Ramos-it.

Sipas “Marca”-s, gjëja e parë që ka bërë francezi pas prezantimit të dytë si trajner i Real-it ka qenë pikërisht një telefonatë me liderin e ekipit.

Ai i ka shpjeguar Ramos-it detajet e kthimit të tij dhe se donte që gjërat të shkonin përpara nga ky moment dhe të mos mendohej më për ato që kanë ndodhur në këtë sezon.

Marrëdhënia mes Zidane dhe kapitenit ka qenë gjithmonë e mirë. Edhe Florentino Perez e ka marrë në telefon Ramos-in para se kthimi i Zidane të zyrtarizohej.

Ai donte që skuadra të informohej nga vetë klubi për ndryshimin e trajnerit. Ramos, nga ana e tij, është shprehur i gatshëm për të ndihmuar trajnerin, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Gjigandët angleze frikësojnë Milanin, “kuqezinjtë” do të humbasin një yll të skuadrës

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Cungu: Kartoni i kuq na e vështirësoi misionin, morëm 3 pikë të domosdoshme

Isa.Autor

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ UEFA nuk dorëzohet: Championsi të përfundojë edhe pas 15 gushtit

Delo.autor

Leave a Comment