Futboll

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Historia e futbollit është e mbushur me histori largimesh dhe mosmarrëveshjes. Shpesh klubet e shikojnë veten në një udhëkryq për shkak të marrëdhënieve të këqija mes një lojtari dhe trajnerit. Mjafton të kujtosh Sacchi-Van Basten te Milan dhe Cuper-Ronaldo tek Inter, sa për të përmendur rastet më të famshme.

Ndodh shumë rrallë që kërcënimi të vijë direkt nga klubi. Por kjo, sipas “The Independent”, është ajo që ka ndodhur te Manchester United, ku kanë përdorur pak fjalë për të bindur Pogba që të zgjidhë mosmarrëveshjet ekzistojnë mes tij dhe Jose Mourinho-s: “Ose je me të në 100%, ose je jashtë”.

Një koncept i qartë, që zbulon se klubi e ka bërë zgjedhjen mes trajnerit dhe lojtarit me synimin për të eliminuar tensionin e krijuar gjatë këtyre javëve. I kthyer tek United në verën e 2016-ës pas katër sezonesh të kaluar tek Juventus, Pogba nuk e ka justifikuar shpenzimin prej 120 milionë eurosh të bërë nga klubi anglez dhe mund të nxirret në merkato.

Hipoteza Real Madrid dhe kthimi i bujshëm tek Juventus, që mund të rimarrë për “vetëm” 60 milionë euro, duken më të besueshmet. Por e ardhmja e Antonio Conte mund të jetë vendimtare për atë të francezit, i cili mund t’i bashkohet italianit në aventurën e tij të re, nëse do të ketë një të tillë

Related posts

“IKA NGA PARTIZANI PREJ TRAJNERIT DAJA”/ Mesfushori Hasani: Ju tregoj bisedën me teknikun pas Europianit

Delo.autor

FYERJE ETNIKE NDAJ IBRAS DHE TIFOZË NË STADIUME/ Ja vendimi që merr UEFA mbi ndeshjen Crvena Zvezda-Milan…

Delo.autor

I MBYLL DYERT YLLIT TË “KATALANASVE”/ Klopp refuzon: Kam një ekip më të ekuilibruar, nuk kam nevojë…

Delo.autor

Leave a Comment