Futboll Sport

Allegri: Kemi bërë një hap të madh përpara

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, ka vlerësuar paraqitjen e bërë nga skuadra e tij në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Atletico Madrid, që i ka dhuruar bardhezinjve kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

“Lojtarët kanë luajtur ashtu siç duhej sot”, ka thënë trajneri italian. “Nuk ishim kaq agresivë në Madrid, por kemi luajtur me shpirtin e duhur mbrëmjen e sotme. Kemi vazhduar të sulmonim pa humbur ekuilibrin në fushën e lojës”.

“Spinazzola luajti një ndeshje të madhe në krahun e majtë. Bernardeschi ka bërë gjithashtu një punë të mirë, por e gjithë skuadra luajti mirë mbrëmjen e sotme, sepse sot na duhej një paraqitje e madhe nga të gjithë për të marrë një rezultat të madh”.

“Mendoj se ka qenë një hap i madh përpara për ne për sa i takon paraqitjes”, ka përfunduar Allegri.

Related posts

U TRANSFERUA ME PARAMETRA ZERO/ Bekim Balaj gati për të debutuar me klubin e ri…

Delo.autor

Njoftimi i pazakontë/ Vllaznia kërkon drejtor sportiv nga “Facebook-u”

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Gjermania zgjedh pasuesin e Flick, zyrtarizimi në orët e ardhshme

F.autor

Leave a Comment