Futboll Premier League Sport

CHELSEA PA MERKATO/ Braziliani konfirmon rinovimin e kontratës, ja afati i qëndrimit

Pas shumë muajsh spekulimesh, David Luiz është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Chelsea. Lajmin e ka konfirmuar sot vetë mbrojtësi brazilian, që i pyetur nëse do të jetë pjesë e Chelsea edhe sezonin tjetër tha: “Besoj se po”.

“Jemi duke biseduarme klubin. Të gjithë e dinë që unë e dua këtë skuadër, këtë fanellë. Ndihem shumë mirë këtu ku jam, jam i lumtur”, u shpreh më tej mbrojtësi 31-vjeçar. Luiz është në eksperiencën e tij të dytë me Chelsea ku luan prej vitit 2016.

“Besoj se po e bëj mirë punën time këtu, ndaj mendoj se janë të gjitha gjasat që unë të qëndroj. Besoj se rinovimi do të vijë shpejt. Jam i motivuar të luaj këtu, ku është vendi më i mirë në botë. E dua futbollin, në të kundërt nuk do të luaja më”, u shpreh David Luiz.

Related posts

SKANDALI I TRUKIMEVE/ Ja momenti i ndalimit të ish-lojtarit të Realit nga policia spanjolle (VIDEO)

Delo.autor

BELGJIKË-ANGLI/ Harry Kane nuk u beson syve, fluturimi i sulmuesit belg si “SUPER MAN” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Zvicër. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment