Futboll La Liga Sport

I PADËSHIRUAR TEK BARCELONA/ Aventura me “Djajtë e Kuq” është një dështim për yllin…

Klubi katalanas ka deklaruar se sulmuesi kilian Alexis Sanchez nuk do të rikthehet më në Barcelonë. I padëshiruar te skuadra e Manchester United, që ka vendosur ta nxjerrë në shitje në merkaton e verës edhe skuadra “blaugrana” i ka mbyllur derën 30-vjeçarit.

Sanchez ka luajtur për 3 sezone në “Camp Nou” para se të shkonte tek Arsenali, ku bëri një paraqitje të mirë dhe më pas u transferua tek United janarin e kaluar. Aventura me “djajtë” është një dështim për kilianin, që tashmë i duhet të gjejë një shtëpi të re.

United kërkon ta largojë lojtarin në merkaton e verës në mënyrë që të arkëtojë nga shitja e Sanchez, pasi mund të largohet me parametrin zero vitin 2020. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona ka refuzuar të bisedojë me lojtarin apo me United për këtë çështje, pasi ka të tjera plane.

Related posts

NJË STANDARD I RI NË DERBI! “Air Albania” “mbizotërohet” nga…vajzat tifoze (PAMJET)

F.autor

BILANC TRAGJIK/ Publikohet VIDEO e frikshme e helikopterit të pronarit të Leicester, lojtarët shpërthejnë në…

Isa.Autor

“NA DUHET PATJETËR NJË “PYKË/ Pirlo: Ronaldo gati për një sezon të…

Delo.autor

Leave a Comment