Futboll Sport

PAS HUMBJES HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Tifozët e Schalkes i priste katastrofa e radhës në aeroport, ja si u kthyen

Për tifozët e FC Schalke 04, situata sa vjen e bëhet keq e më keq. Humbja historike 7:0 ndaj Manchester City-t akoma nuk është kapërdirë kur katastrofa e radhës i goditi përsëri.

Për udhëtimin e kthimit për në Gjermani, kompania ajrore Eurowings nuk ka zgjedhur avionin e duhur.

Siç raporton Der Westen, tifozët e “Konigsblauen” duhet të ktheheshin me aeroplanin e rivalëve të përhershëm Borussia Dortmund.

Nuk ishte ngushëllimi që ata prisnin pas disfatës së rëndë ndaj City-t. Kishte tifozë që donin të qëndronin në Londër, ndërsa disa të tjerë panë anën humoristike të situatës.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio në “San Siro”. Rezultati 3-1

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Gola dhe emocione në Champions League

Isa.Autor

NË TELASHE TALENTI I DORTMUND/ 16-vjeçari “kyç” në shtëpi të dashurën dhe shkon në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment