Futboll Premier League

Wenger: Jam i lumtur me skuadrën edhe pa Aubameyang

Arsene Wenger nuk ka dashur të flas për transferimin e Peierre-Emerick Aubameyang, pasi thotë se kjo nuk do të ndihmonte

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i lumtur me skuadrën që ka, pavarësisht nëse do të vjen apo jo sulmuesi Peierre-Emerick Aubameyang.

Ai tha se nëse nuk vjen ai, atëherë duhet të fokusohet me lojtarët që ka, me të cilët është shumë i lumtur.

“Aubameyang? Më e mira është që të mos flas, sepse kjo nuk do të ndihmonte. Nëse ndodh diçka, ndodh, nëse jo, atëherë ne jemi mjaftueshëm të fortë dhe duhet të fokusohem të punojë me lojtarët që kam”, tha Wenger pas fitores ndaj Chelseat në carabao Cup, ku siguruan finalen e Wembleyt.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam. Ne kemi marrë Mkhitaryan. Unë kam një skuadër të fortë”.

Related posts

MERKATO/ Goretzka prezantohet zyrtarisht te Bayern Munich

Q.Autor

FITOI KUPË E BOTËS/ Griezmann zbulon vendimin më të vështirë të karrierës

Isa.Autor

AVENTURA E TIJ DREJT FUNDIT/ Arsenal bën dalje Ozil, edhe pse e paguan 350.000 paund në javë

Delo.autor

Leave a Comment