Futboll Sport

DRIDHET JUVENTUSI/ “UEFA” hap procedurë disiplinore për Kristiano Ronaldon

Gjesti në fundin e ndeshjes ndaj Atletikos të Madridit, rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo. Portugezi iu kundërpërgjigj trajnerit Diego Simeione, ndërkohë raportohet se UEFA ka hapur një procedurë disiplinore për atë “sjellje të pahijshme”.

Ronaldo rrezikon të penalizohet, gjobitet, ose s’kualifikohet për incidentin e ndodhur në 12 mars. Vendimi për veprimin e yllit portugez do të shpallet më 21 mars.

“Pas një hetimi të kryer nga komisioni i etikës dhe disiplinës, në zbatim të nenit 55, u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme kundër futbollistit Kristiano Ronaldo pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Atletiko Madridit, të luajtur më 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga komisioni i etikës dhe disiplinës”, shkruhej në komunikatën e bërë publike nga UEFA.

Related posts

LAJM I MIRË/ Bayern Munich kompletohet, katër lojtarë dalin nga karantina pasi e kalojnë koronavirusin

Delo.autor

I PAKËNAQUR ME SITUATËN/ Agjenti i Hysaj: Mund të largohet nëse nuk luan rregullisht, mirëpo…

Delo.autor

PSG synon yllin e Chelseas, transferimi pritet të ndodhë në verë

Q.Autor

Leave a Comment