Futboll Sport

Guri mbërrin në Belgjikë, përfundon testet mjekësore (FOTO)

Sulmuesi ynë i ri ka mbërritur në Oostende. Testet mjekësore kanë përfunduar sot dhe nesër do të japë intervistën e parë në Belgjikë”. Përmes këtyre fjalëve dhe një foto të lojtarit në ambientet e klubit, postuar në Facebook, belgët e Oostende njoftuan mbërritjen e sulmuesit shkodran.

Pak minuta nga postimi i fotos në fjalë kanë ardhur edhe urimet e para nga tifozët belgë, ku disa prej tyre e cilësojnë në dukje si një lojtar me fizik të fortë. Nuk kanë munguar as urimet nga tifozë shqiptarë të cilët janë përpjekur të inkurajojnë 24-vjeçarin për këtë aventurë të re që nis jashtë vendit.

Ka qenë një javë plot zhvillime për shkodranin i cili përfundoi transferimin nga kampionati shqiptar në Belgjikë, por mori edhe një ftesë nga Christian Panucci për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar për dy përballjet që do të luhen kundër Ukrainës dhe Kosovës.

Guri është transferuar te Oostende për 710 mijë euro, shumë kjo që është derdhur e gjitha në arkat e Kukësit. Ai vendosi të zgjidhje këtë skuadër pasi shpreson se është hapi i duhur në karrierë dhe se mund të ketë më shumë minuta në dispozicion për të provuar aftësitë e tij. Siç ka praportuar edhe “EDS” më parë, lojtari ka komunikuar vetë me trajnerin dhe drejtorin sportive të Oostende, të cilët i kanë garantuar se do të jetë pikë referimi për ta sezonin e ardhshëm. Edhe Gent ishte e interesuar për të, por ndoshta nuk do të mund të kishte minutat që kërkon në klubin e madh të futbollit belg.

Related posts

“ÇMENDURI” NË COPA DEL REY/ Barcelona mposht me “MANITA” Granadën dhe kualifikohen në gjysmëfinale

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Sedezët përfitojnë një penallti, Forsberg ndëshkon Kosovën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

BROJA E NIS SI TITULLAR NË KËRKIM TË GOLIT/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Brentford-Sauthempton

F.autor

Leave a Comment