Futboll La Liga Sport

BARCELONA ARRITI AKORDIN ME RABIOT/ Firma e kontratës së yllit francez ngec për 5 milionë euro, ja arsyeja

Barcelona kishte arritur marrëveshje paraprake me Adrien Rabiot për ta marrë në fund të këtij sezon, teksa ai largohet si lojtar i lirë nga PSG.

Në detajet e parakontratës së arritur mes klubit dhe mesfushorit thuhej se ishte arritur marrëveshja me 10 milionë euro në sezon për 5 vite, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të shkonin për agjenten, Veronique Rabiot, nëna e Rabiot, e cila do të siguronte firmën e lojtarit me klubin katalanas.

Mirëpo agjentja e lojtarit ka bërë një lëvizje të fundit dhe tani ka kërkuar 15 milionë euro për të firmosur kontrata me Barcelonën. Ky ndryshim nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të klubit spanjoll, të cilët duket se janë stepur edhe për faktin se lojtari dhe nëna e tij janë të vendosur në kërkesën e tyre.

Marrëveshja me Rabiot tashmë është në rrezik të madhe dhe klube si Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munchen janë vënë në lëvizje, pasi u interesuan edhe më herët për të marrë shërbimet e francezit.

Related posts

“TANI MUND TË VDES I QETË”/ Kimish: Nuk duam të ndalemi me kaq…

Delo.autor

CHAMPIONS/ INTERI merr lajmin e madh 24 orë para ndeshjes me Barcelonën

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Elche-n dhe ngjitet në vendin e tretë. Askush si Messi në Europë

Delo.autor

Leave a Comment