Futboll Seria A Sport

“ÇËSHTJA ICARDI” TEK INTERI “ENIGMË”/ Portieri legjendar “Zikaltër”: Wanda nuk mund të ndërrojë rolet me…

Për çështje “Icardi” ka folur sot një nga ikonat e skuadrës së Interit, portieri legjendar i skuadrës zikaltër, Walter Zenga. Për “Radio Kiss Kiss”, portieri që shkroi historinë e Interit tha: “Mua më ka befasuar shumë ajo që Mauro ka shkruajtur në Instagram. Unë kam lindur dhe jam rritur tek Interi, ndaj mendoj se një njeri e do skuadrën e tij edhe nëse i heqin shiritin e kapitenit. I tillë kam qenë unë”.

“Ndoshta Interi nuk ka më nevojë për të. Më habit fakti që ai nuk flet prej javësh për këtë situatë që është krijuar. Për të flet çdo të diel bashkëshortja e tij Wanda Nara, që është edhe menaxhere. Ndoshta kjo mjafton, por secili ka rolin e tij. Wanda nuk mund të ndërrojë rolet me Mauro. Unë jam dakord me linjën që ka ndjekur Beppe Marotta dhe shpresoj që situata të sqarohet shpejt”, tha Zenga.

Related posts

SUPER AUBAMEYANG/ Gabonezi shënon 3 gola për 17 minuta para syve të Emery (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇDO GJË QË BËJ UNË KTHEHET NË…”/ Gazetarja sqaron “INCIDENTIN” me tifozët që i kërkuan të nxirrte gjoksin! (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

I dënuar në Europë/ Ja “dhurata” e Atletikos për trajnerin Simeone në Superkupë

Isa.Autor

Leave a Comment