Futboll Ligue 1 Sport

E FUNDIT/ Ylli arrin marrëveshjen e rinovimit me PSG, firmos deri më…

Dani Alves ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain për një sezon tjetër, zbulojnë burimet pranë lojtarit për ESPN.

Pas muajve të tërë negociatash, Alves dhe PSG kanë arritur marrëveshjen e cila duhet të bëhet publike së shpejti.

Alves, 35, shpresonte të siguronte një rinovim dyvjeçar, por klubi francez nuk pranonte për një kohë aq të gjatë.

Në fund, ish-lojtari i Barcelona-s dhe Juventus do të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsionin për një vit të dytë të përfshirë.

Mbrojtësi i djathtë shpreson që të konkurrojë për një vend në Katar 2022 me Brazilin, kështu që qëndrimi në nivelin më të lartë me PSG është shumë i rëndësishëm.

Rinovimi i kontratës së re mund të konfirmohet që të hënën ose të martën e javës tjetër. Kanë mbetur vetëm burokracirat dhe firmosja e kontratës.

Related posts

Pakt mes Milan dhe Mendes, vendoset e ardhmja e Andrè Silva

Isa.Autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Barcelona-Nastic. Rezultati 3-1

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Priret një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment