Futboll Ligue 1 Sport

MBROJTËSI NUK DEL NË MERKATO/ Braziliani rinovon kontratën me Paris Saint-Germain, firmos deri më…

Dani Alves nuk do të dalë në treg në fund të këtij sezoni sepse braziliani ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën sipas burimeve të besueshme të rrjetit televiziv “ESPN Brazil”.

Mbrojtësi 35-vjeçar do të firmosë kontratë 1-vjeçare me opsion për ta zgjatur edhe një vit më tej me PSG-në. Rinovimi i kontratës për sezonin e dytë do të lidhet ngushtë me arritjen e disa objektivave personal të lojtarit, duke qenë se në fund të kontratës së rinovuar do të jetë 36 vjeç.

Së fundi, për Alves dolën zëra se nuk do i ofrohet rinovimi nga klubi francez dhe e ardhmja e tij ishte në Premier League.

Këtë sezon braziliani ka luajtur në 11 ndeshje si titullar në Ligue 1 me PSG-në, ndërsa në Champions League vetëm në 3 ndeshje ka marrë pjesë.

Related posts

MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Solskjaer lë në stol Martial dhe Sanchez në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RENDITJA/ “Fenomeni” përballë CR7, rekordmenë edhe në U-21. Messi… i teti

Delo.autor

BOTËRORI I KLUBEVE/ Mësohet kundërshtari i FRIKSHËM i Realit në gjysmëfinale

Isa.Autor

Leave a Comment