Futboll Sport

KOSOVA NUK NDALET/ Ja GOLI që “theu” sërish mbrojtjen e Danimarkës (VIDEO)

Kosova po udhëheq me rezultatin 2-1 në miqësoren e luksit kundër Danimarkës. Amir Rrahmani dhe Bersant Celina janë autorëve e golave për kombëtaren “dardane”. Ndërkohë goli i barazimit momental mban firmën e Christian Eriksen.

Mes një atmosfere elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e drejtuar nga Bersant Challandes dominoi në çdo aspekt. Të udhëhequr nga Muriqi në majën e sulmit, “Dardanët” kalojnë në avantazh me anë të Amir Rrahmani. Kur po kronometrohej minuta e 42-të e takimit, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare shndërroi në gol një krosim të Halimit.

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh Kosovën. Reagimi i miqve ishte i menjëhershëm. I sapofuturi në lojë, Eriksen shndërroi në gol një penallti mjaft të dyfishtë. Megjithatë, Kosova nuk u pajtua me këtë rezultat. Kombinimet fantastike të futbollistëve të saj nxorën të lirë Celinën, që me një të djathtë të hidhur kaloi në avantazh Kosovën.

Related posts

ÇFARË KLASI/ Gonzalo Higuain “ndëshkon” Napolin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Shikoni çfarë ka katranosur arbitri në Inter-Juve (VIDEO)

Sadik.Autor

Katastrofë tek Juventusi/ Përfundon sezoni për mbrojtësin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment