Futboll Sport

Argjentina, trajneri Scaloni: Situata e Icardi-t te Inter na penalizon

Është Lautaro Martinez, por jo Mauro Icardi. Janë këto zgjedhjet e trajnerit të Argjentinës, Lionel Caloni, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Venezuelës në program për ditën e premte. Trajneri i përfaqësueses bardhekaltër gjatë konferencës për mediat është ndalur në veçanti pikërisht te çështja “Icardi” dhe kriza mes sulmuesit dhe klubit të Inter.

“Përpara se të publikoja listën e futbollistëve të grumbulluar preferova të telefonoj Mauron dhe t’i sqaroja motivin pse nuk është prezent. Situata në të cilën ai ndodhet te Inter na intereson dhe na prek shumë nga afër”, tregoi tekniku i Argjentinës.

“Nga tani e deri në Kupën e Amerikës do të vlerësojmë shumë mirë se çfarë do të ndodhë, më pas të shohim nëse do të grumbullohet. Gjithsesi është e qartë që e gjithë kjo që po ndodh na penalizon”, deklaroi trajneri Scaloni.

Related posts

A DO TË LUAJË DYBALA NDAJ LYON? Sarri: Nuk e di ende, CR7 bëri SUPER GOL në stërvitje!

Delo.autor

NJË TALENT ABSOLUT TEK BARCELONA/ Ëndrra e Pedri-t është një… numër special

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari dështon në shtëpi, gara e Monza-s mbyller me një fitore surprizë

Delo.autor

Leave a Comment