Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG e gjen zëvendësin e Rabiot në Premier, ja paga stratosferike

Ander Herrera është shumë afër marrëveshjes për t’u bërë lojtar i PSG për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës britanike “The Sun”, mesfushori spanjoll ka marrë një ofertë marramendëse nga kampionët francezë, të cilët i kanë afruar një pagë prej 170.000 euro në javë.

Lojtarit të Manchester United i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka arritur një akord për rinovim në “Old Trafford”, ndaj do të jetë i lirë të nënshkruajë me kë të dojë. Vendi i Rabiot, pra, do të mbulohet nga Herrera, 29 vjeç.

Sipas tabloidit anglez, Herrera do të nënshkruajë një kontratë me PSG për tri sezonet e ardhshme, duke mbyllur një periudhë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Related posts

ANALIZA/ Barcelona shijon holandezët, por ka nevojë edhe për Griezmann. Ylli francez u… fsheh

Delo.autor

E ARDHMJA E ARDON JASHARIT/ Mesfushori pëlqehet në Premier League

F.autor

“Champions League” i sezonit të ardhshëm, skuadrat që ka siguruar fazën e grupeve

Sadik.Autor

Leave a Comment