Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Barcelona shijon holandezët, por ka nevojë edhe për Griezmann. Ylli francez u… fsheh

“San Mame” nuk është një stadium ku duhet të fshihesh. Aty luajnë lojtarët e rëndësishëm dhe ata që duhet të marrin përsipër fatet e skuadrës. Barcelona ishte pranë largimit si e humbur nga ky stadium, por ia doli të merrte një pikë, e cila mund të konsiderohet shumë e vlefshme.

Në këtë barazim mund të dallohej forma e jashtëzakonshme e Frenki de Jongut. Holandezi ishte busulla e skuadrës në mungesë të një lideri. Mesi nuk është më dhe kjo vihet re, ashtu siç tha trajneri Ronald Kuman në fundin e ndeshjes. Pa argjentinasin, lojtarët e Barcelonës nuk dinë kë të gjejnë në fushën e lojës. Kur filloi të angazhohej Memfis Depaj, skuadra nisi të merrte një tjetër ritëm.

Tregoi se është një lojtar i madh dhe nga ata që i duhen pak raste për të shënuar. Por, është shumë herët për t’i kërkuar që ai të jetë lideri i kësaj Barcelone. Lideri këtë herë ishte De Jong, i cili rezultoi vendimtar si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Komandoi pasimet dhe nisi aksionin e barazimit. Për më tepër u bë hero në një goditje të Injaki Uilliamsit, e cila me shumë mundësi do të shkonte në rrjetë.

ZHGËNJEN GRIZMANI – Shumë ndryshe është situata e Grizmanit, i cili duhet të jetë lideri. Ai vetë e di. Kuman ia ka kërkuar që të jetë më shumë protagonist. Ndeshja kundër Bilbaos nuk ishte e mirë dhe ky nuk ishte Grizmani për të cilin Barcelona ka nevojë.

Deri tani ishte justifikuar me faktin që nuk luante në zonën që i pëlqente, por me largimin e Mesit është i lirë pëtë bërë gjithçka. Nuk tentoi asnjë driblim në të gjithë ndeshjen, madje nuk tentoi as portën. E preku topin vetëm 37 herë kundër Bilbaos, sa gjysma ndaj Sociedadit (66). Që katalanasit të kenë ecuri pozitive dhe të fitojnë trofe të rëndësishëm, sigurisht që duhet të shfaqet edhe Grizmani më i mirë. Ai bashkë me Kutinjon duhet të marrin përsipër përgjegjësi, sepse janë dy nga transferimet më të shtrenjta të historisë.

NDESHJA – Barcelona mund të konsiderohet me fat që ka arritur të marrë një pikë në një prej transfertave më të vështira të kampionatit. Bilbao e nisi ndeshjen shumë fort, me grintë dhe dëshirë për të komanduar fushën e lojës dhe ia doli të përhapte panik. Katalanasit nuk ndërtonin dot aksione dhe portieri Neto bëri disa gafa të njëpasnjëshme.

Sfida u zhbllokua në fillimin e pjesës së parë nga një goditje këndi, kur Injigo Martinez i shpëtoi mbulimit të Erik Garsias dhe e dërgoi në rrjetë. Fundi i sfidës ishte më i mirë për Barcelonën, e cila arriti të shënonte një supergol, që mbante firmën e Memfis Depaj. Holandezi pati edhe një shans të dytë në fund, por këtë herë e majta përfundoi jashtë. Rei Manaj e pa sfidën nga stoli dhe nuk e ka bërë ende debutimin.

Related posts

LEGJENDA E REAL MADRID TALLET ME BUSQUETS/ Iker Casillas bën shaka: Paske trup të turpshëm… (FOTO)

Delo.autor

“RRJETET SOCIALE JANË GJË E MIRË”/ Mesfushori Rooney: Futbollistët duhet të ndjekin kurse për të mësuar…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pronarët e klubit acarohen me Ibrahimovic, suedezi tashmë ëshë shumë afër largimit

Delo.autor

Leave a Comment