Futboll La Liga Sport

PËRFUNDON SËRISH NËN AKUZË/ Courtois: Jam një nga më të mirët, duan të më…

Thibaut Courtois ka përfunduar përsëri nën akuzë.

Portieri i Real Madrid dhe i kombëtares belge ka bërë një gafë gjatë ndeshjes kundër Rusisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, duke i dhuruar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 Cheryshev-it.

Fatmirësisht për të, Belgjika e fitoi 3-1 takimin, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur kritikat e shumta. Gjithsesi, portieri ka vendosur të kundërpërgjigjet.

“E konsideroj veten si një nga portierët më të mirë, edhe pse shtypi kërkon të më masakrojë. Ndihem i fortë dhe jam i qetë. Luaj mirë dhe stërvitem mirë”, ka thënë ai për “AS”.

Courtois po kalon një sezon me të vërtetë negativ, siç e tregojnë edhe 42 golat e pësuar në 32 ndeshjet e luajtura deri tani me Real Madrid.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E MURINJOS/ Ja sa kërkon Man United për Martial 

Isa.Autor

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ish-trajneri i kombëtares së basketbollit shtrohet në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

“THE SUN PLAS BOMBËN”/ Ja lista e Chelsea për të zëvendësuar Moratën në janar

Isa.Autor

Leave a Comment