Futboll Seria A Sport

SARRI U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ Ja kush është trajneri më i paguar në Serie A

Me zyrtarizimin e Maurizio Sarrit te Juventusi, tashmë mbetet vetëm trajneri i Milanit për t’u zyrtarizuar, edhe pse normalisht ai do të jetë Marco Giampaolo.

Kontrata e trajnerit që është liruar nga Sampdoria pritet të jetë 2,5 milion euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Sakaq, kontrata e Sarrit do të jetë deri në vitin 2022 me 6,5 milion euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Ancelotti, trajneri i Napolit, fiton 5 milion euro në sezon, ndërsa Fonseca i Romas 3 milion euro në sezon.

Kështu, Antonio Conte, trajneri i Interit, vendos rekordin: 10 milion euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Një rrogë që kurrë në Serie A nuk është dhënë dhe një tendencë e re: pas shumë vitesh, Interi paguan një trajner më shumë se kushdo, edhe se Juventusi, që kishte Allegrin më të paguarin me 7,5 milion euro në sezon.

Related posts

HUMBJE ZHGËNHYESE PËR SHKËMBIN/ Teuta “shkërmoqet” në Letoni, tani i duhet një…

Delo.autor

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Real Betis – Milan, ja cilët lojtarë do startojnë

Isa.Autor

E TRISHTË/ Futbolli ukrainas në zi, bombardimet i marrin jetën mesfushorit 25-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment