Futboll Premier League

Aubameyang thuasje i Arsenalit, Wenger do ta aktivizojë kundër Swansea-t

Drejtuesit e Arsenalin shpresojnë që transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmudi të ndodhë brenda pak ditësh dhe sulmuesi nga Gaboni të aktkvizohet që në sfidën e së martës së ardhshme kundër Swansea City-t. “Topçinjtë” e kanë rritur në 50.9 milionë stërlina ofertën, me Arsene Wenger që beson se futbollisti nga Gaboni do të bëjë të harrohet shumë shpejt Alexis Sanchez.

Gjithashtu po vijonë bisedimet mes përfaqësuesve të dy klubeve edhe për kalimin e Oliver Giroud në “Signal Iduna Park”.

Dortmundi refuzoi fillimisht ofertën 43 milionë stërlina të Arsenalit për Aubameyang, por “topçinjtë” u rikthyen me një propozim të ri, që i afrohet edhe kërkësës së verdhezinjve. Tashmë diferenca kërkesë-ofertë është vetëm 2.1 milionë stërlina, që do të thotë se marrëveshja është shumë pranë.

Related posts

AKUZAT NDAJ MODRIÇ/ Rrezikoi 5 vjet burg, gjykata kroate “fal” mesfushorin

Isa.Autor

BOTERORI/ Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar. Zvicra fiton kundër Serbisë dhe kualifikohet

F.autor

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

F.autor

Leave a Comment