Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Dorëheqje apo shkarkim? Ja çfarë deklaroi pas humbjes trajneri (FOTO)

Kristian Panuçi nuk kishte ndërmend të dorëzohet edhe pas një starti me humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë.

“Panorama Sport” pyeti një natë më parë enkas trajnerin italian të kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi”, nëse e mendon largimin pas kësaj humbjeje me Turqinë.

Ja si u përgjigj kreu i pankinës: “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”.

Ndërkohë që “Panorama Sport” paralajmëroi se mund të kishte një prishje të njëanshme të kontratës nga ana e Federatës Shqiptarë të Futbollit. Ndërsa  sot ai është liruar nga kjo detyrë, me “ndërprerje bashkëpunimi”.

Pas humbjes së me Turqinë, në skenën doli dhe emeri i Eduardo “Edi” Reja, ish-trajneri i Bolonjës, Breshias, Torinos, Xhenoas, Katanias, Napolit, Lacios apo Atalantas. Me Rejan mësohet se Armando Duka po negocion për t’I besuar stolin e kuqezinjve.

Ndërkohë që ndeshja tjetër kundër Andoras i është besuar Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës.

Related posts

Ylli i Premier League zbulon drogën në modë që përdorin lojtarët në Britani

Sadik.Autor

“Vrasësi serial” Ramos ka përdorur të njëjtën teknikë në finalen e 2017-ës (VIDEO)

Sadik.Autor

RRËFEN HISTORINË ME RONALDON/ Uzuni: U inatos me festimin tim kur shënova, në fund më dha fanelën

F.autor

Leave a Comment