Futboll Sport

“JENI TË MËSUAR ME CIRK”/ Panucci largohet me një akuzë të rëndë

Christian Panuçi është pushuar nga puna pas dështimit të radhës, kundër Turqisë, duke u larguar me një bilanc mjaft negativ dhe duke u bërë trajneri i parë në historinë e kombëtares sonë që ofendohet në kor nga tifozët, në dy ndeshjet rresht për më shumë. Pas shkarkimit Panuçi nuk pranon të flasë, do të duhen disa ditë qetësi dhe ndoshta ish-trajneri ynë do të zbrazë dufin në mediat italiane, por ndërkohë menjëherë pas ndeshjes në konferencë për shtyp italiani lëshoi disa deklarata të rënda.

“Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk“, tha ndër të tjera Panucci, duke u larguar me një akuzë të rëndë, që nuk na vjen mirë, por që qëndron plotësisht, sepse profesionalizmi dhe serioziteti janë “sëmundje” që ne i luftojmë me vendosmëri të paparë, raporton Telesport.

Related posts

Dikur blerja më e shtrenjtë, sot Bale kërkon largimin nga Reali

Q.Autor

Befason komentatori shqiptar: Në Botëror jam tifoz me Serbinë, sepse…

Sadik.Autor

PEREZ E DO JASHTË “BERNABEUT”/ Yjet e Real Madridit nuk kanë besim tek zëvendësuesi i….

Isa.Autor

Leave a Comment