Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” TAKON TALENIN ANGLEZ/ Oferta 70 milionë paund thyejnë konkurrencën e PSG-së, pritet akordi

Manchester United është takuar me përfaqësuesit e Jadon Sancho në lidhje me kalimin e talentin anglez në “Old Trafford”.

“The Sun” ka zbuluar se “Djajtë e Kuq” kanë marrë miratimin e lojtarit dhe tani pritet që Borussia Dortmund të pranojë ofertën prej 70 milionë paund për ta lënë Sanchon të shkojë në Manchester gjatë merkatos së verës.

Për 18-vjeçarin ka ushtruar presion edhe PSG, por kampionët e Francës gjithmonë penalizohen nga dëshira e lojtarëve që e vendosin në plan të dytë. Edhe në këtë rast vullneti i Sancho është që të kthehet në Angli.

Pak ditë më parë Rio Ferdinand publikoi një postim në Twitter ku thoshte se dëshiron ta shohë me United talentin anglez. Vetë Sancho e ka shpërndarë këtë postim, ndërsa e fshiu pak minuta më vonë, pasi e kuptoi se çfarë rrëmuje po shkaktonte.

Nëse ky operacion finalizohet një humbës i madh në këtë mes do të ishte edhe Manchester City që e shiti vetëm për 8 milionë paund te Dortmund sezonin e kaluar.

Related posts

Tjetër emër surprizë/ ‘The Sun’: Ja zëvendësuesi i Zidanes te Reali

Sadik.Autor

Formacioni më i mirë me lojtarët që janë të lirë në fund të sezonit, zbuloni emrat surprizë

Q.Autor

GOLI JUBILAR NË KARRIERË/ Vetëm pesë futbollistë më mirë se Ronaldo në historinë e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment