Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” SYNOJNË PËRFORCIME NË SPANJË/ Gati të sakrifikojë Pogba për yllin gjerman…

Zinedine Zidane do të ketë fjalën e fundit në riformatimin e Real Madridit, verën e ardhshme, por janë edhe disa lojtarë, që konsiderohen në “fije të perit”, për t’u larguar. Pra, nuk do të ketë vetëm përforcime te “Los Blancos”. Njëri prej tyre është Toni Kroos, i cili po luan sezonin më të keq që nga ardhja e tij në “Santiago Bernabeu”. Vazhdimi i tij me kryeqytetasit spanjollë është në pikëpyetje.

Në rast se Zidane e miraton largimin e tij, destinacionet janë të shumta për mesfushorin gjerman, mes të cilëve spikat më i dëshirueshmi, Manchester United. Kroos është një ëndërr e vjetër e drejtuesve të “Old Trafford”, të cilët tashmë po përpiqen të negociojnë nënshkrimin e tij në verën e vitit 2018. Gjermani ishte edhe një kërkesë e shprehur e José Mourinhos, sa ishte trajner i “Djajve të Kuq”.

Tani, pavarësisht nga largimi i portugezit, Manchester United do të përpiqet sërish ta bindë lojtarin dhe Real Madridin. Problemi është se Kroos ka një klauzolë 500 milionë euro për prishjen e kontratës me madrilenët dhe United, sipas “The Sun”, po mendon t’i ofrojë Real-it 60 milionë euro, plus kartonin e Paul Pogba.

Related posts

KUALIFIKIMI I “BARDHEBLUVE”/ Presidenti Duka: Tirana krenaria jonë! Ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë

Delo.autor

Xhaka: Një biznismen shqiptar na ka paguar dënimin për “shqiponjen” ndaj Serbisë

Delo.autor

SPEKTAKËL NË NATIONS LEAGUE/ Spanja shkatërron Gjermaninë, Franca përmbys me Pavard (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment