Futboll Seria A Sport

DOKUMENTAT E MARRËVESHJES/ Ronaldo e kishte pranuar fajin për përdhunimin e 32-vjeçares (FOTOT)

Gazetari i Der Spiegel, Cristoph Winterbach, i ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa dokumente të cilat konfirmojnë se Cristiano Ronaldo e kishte pranuar pjesërisht fajin për përdhunimin e Kathryn Mayorgas në vitin 2009.

Winterbachu është autori i artikullit të Der Spiegel, ku fillimisht u bënë publike akuzat ndaj Ronaldos. Ylli portugez i kishte mohuar këto akuza në llogarinë e tij në Instagram duke i quajtur të rreme, si dhe kishte pretenduar se Mayorga kërkonte të bëhej e famshme duke e përdorur emrin e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, deklaratës së Ronaldos i është përgjigjur menjëherë redaksia e Der Spiegelit, të cilët përveç publikimit të dokumenteve që e vërtetojnë këtë akuzë, edhe kanë bërë të ditur se avokati i Ronaldos i kishte kontaktuar para publikimit të artikullit, duke i thënë se lajmi ishte shumë personal për ta bërë publike, por nuk i kishte mohuar akuzat ndaj klientit të tij.

Në vitin 2009, kur Mayorga pretendon se ishte përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas, ajo nuk kishte pasur guxim t’i bënte publike akuzat pasi që frikësohej se portugezi do t’i hakmerrej. Për këtë arsye, ajo dhe avokati i saj kishin arritur marrëveshje me agjentët e Ronaldos, sipas së cilës Mayorga do t’i merrte 322 mijë euro për të mos folur kurrë për këtë ngjarje.

Për të arritur këtë marrëveshje, Ronaldo ishte marrë në pyetje nga avokatët e tij. Kur u pyet nëse Mayorga kishte bërtitur, Ronaldo ishte përgjigjur: “Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”. Por, në versionet e mëvonshme të kësaj interviste, Ronaldo e kishte mohuar akuzën, duke thënë se Mayorga kishte pranuar vetë.

Për më tepër, Winterbachu e ka publikuar edhe dokumentin e marrëveshjes së arritur mes Mayorgas dhe Ronaldos, ku sugjerohet se portugezi nuk mund ta padisë Mayorgan për shkelje të marrëveshjes, pasi që edhe agjentët e tij nuk kanë vepruar në përputhshmëri me të. Në marrëveshje është edhe nënshkrimi i Ronaldos, ndërsa në deklaratën e lëshuar për media, avokati i portugezit ka thënë se Ronaldo nuk e ka lexuar asnjëherë dokumentin. Nëse ai me të vërtetë nuk e ka lexuar, atëherë marrëveshja është shkelur.

Der Spiegel e ka publikuar edhe raportin nga policia e Las Vegasit, i cili është shkruar në vitin 2009, kur Mayorga e kishte raportuan incidentin e ndodhur, megjithatë nuk kishte pranuar ta emëronte Ronaldon.

Tanimë është dëshmuar se Ronaldo dhe Mayorga janë takuar natën e 13 qershorit të atij viti, pasi që ekzistojnë foto ku shihet Ronaldo duke e mbajtur dorën e saj dhe duke i folur në vesh. Deri më tani, Policia e Las Vegasit nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë akuzë.

Related posts

Bomberë, talente dhe surpriza, ja ana pozitive e medaljes në Kategorinë Superiore

Q.Autor

PRAPASKENAT/ Juventus “përkëdhel” Ronaldon, i vetmi që nuk ka pranuar uljen e pagës

Delo.autor

Allegri i vë kushte Arsenalit, 200 milionë stërlina buxhet për të firmosur

Sadik.Autor

Leave a Comment