Futboll Seria A Sport

LEGJENDA E MILANIT FLET PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Kaka nuk ka dyshime: Ai do të shkruajë historinë…

Ricardo Kaka, legjenda e Milan-it, ka folur për bashkëkombësin e tij, Lucas Paqueta-n, fantazisti i kuqezinjve dhe Brazilit. Këto kanë qenë fjalët e ish-milanistit për “Sky Sport”:

“Kjo marrëdhënie mes Milan-it dhe Brazilit është shumë e bukur. Paqueta është rritur në Brazil, ka luajtur te Flamengo dhe tani ka ribashkuar kuqezinjtë me tokën time”.

“Do të jetë shumë e bukur për të të luajë me 10-ën e kombëtares. Ai do të shkruajë historinë. Mendoj se është gati, edhe pse kur zbret në fushë numri që mban mbrapa krahëve nuk ka asnjë rëndësi”.

“Është gati për kombëtaren, duhet të vetëm të fitojë më shumë eksperiencë, por ka një trajner shumë të mirë që i njeh amerikanojugorët. Gattuso më ka ndihmuar shumë mua dhe tani po ndihmon atë”.

Brazili do të luajë pasditen e sotme (18:00) një miqësore kundër Panamasë në stadiumin “Dragao” të Porto-s.

Related posts

“BËMË BABA TË NGJAJË”/ Goli i ëndrrave që i dha fitoren Portos, po bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

PAQE PA GOLA NË INTER-FIORENTINA/ Conte i pakënaqur: Vendi i dytë është i pari i humbësve…

Delo.autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ MONACOS/ Festoi kundër ish-ekipit, Mbappe zbulon arsyen

Delo.autor

Leave a Comment