Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHEN DY TITULLARË TEK SKËNDERBEU/ Trajneri Memelli: Sfida ndaj Partizanit? E respektojmë kundërshtarin, por…

Rikthimi i Berishës dhe i Zguros janë lajmet më të mira të mundshme për Memellin, në prag të një takimi kaq të vështirë sa ai ndaj Partizanit. Por, nga ana tjetër do të ketë edhe dilemat e veta në formacion. Mungesa e Sadriut dhe Randit për shkak kartonësh brenda së njëjtës ndeshje lë një hapësirë në prapavijë, atje ku dukej se pas shumë problemesh skuadra kishte gjetur qetësinë.

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka folur para sfidës kundër Partizanit duke thënë se e vlerëson kundërshtarin, por dhe ekipi i tij e respekton veten. Gjithashtu, numri një i pankinës korçare shtoi se ekipet janë në pozita të barabarta dhe që skuadra e tij do të japë maksimumin që të arrijë objektivin. Në intervistë për “Top Channel”, Memelli shprehu dhe bindjen e tij se Skënderbeu do të qëndrojë në Superiore.

KTHESA – “Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik me lojtarët, që t’u rikthehej vetëbesimi, se vetëm kështu mund të bënin gjëra të mira. Tentuam t’i bindnim që mund të merrnim më tepër. Skuadra pësonte shumë gola në fillim, nuk ishim në situatë të mirë, por na dëgjuan më shumë neve si staf teknik dhe rezultatet kanë ardhur”.

PARTIZANI – “Ne jemi në pozitat tona si të barabartë me Partizanin. E respektojmë kundërshtarin, por dhe veten tonë. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një rivali që ka objektiv titullin kampion, por dhe ne kemi objektivin tonë dhe duam t’i shkojmë deri në fund projektit që kisha kur erdha këtu”.

MBIJETESA – “Jam i bindur që Skënderbeu do të qëndrojë. Për të shkuar më pas te finalja e fundvitit, që nëse ia arrijmë qëllimit më përpara, lojtarët e mi do të futen në fushë më të relaksuar dhe me besimin për ta fituar”.

Related posts

(VIDEO) Liverpool fiton me goleadë, jep sinjale të forta për një vend në Champions

Q.Autor

NË PRITJE PREJ TRE MUAJSH/ Çështja e dy afrikanëve te Tirana mbulohet me mister

Delo.autor

NIS TË “BLINDOJË” YJET E SKUADRËS/ Milani gati t’i rinovojë kontratën me lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment