Futboll La Liga Sport

ZBULON KOMENTIN E PLESHTIT PËR BUSQUESTS/ Guardiola: Më tha në stërvitje se…

Pep Guardiola ka zbuluar se si Lionel Messi i ka rrëfyer se i kishte pëlqyer Sergio Busquets menjëherë sapo mesfushori kishte nisur stërvitjen e ekipin e parë të Barcelonës.

Busquets më parë kishte luajtur për skuadrën B të Barcelonës nën drejtimin e Guardiolas dhe kur ky i fundit u promovua në detyrën e trajnerit të ekipit të parë të Barcelonës, e mori me vete mesfushorin që më pas e ndoqi në sukseset me katalanasit.

Messi ishte impresionuar menjëherë nga Busquets dhe i kishte bërë të ditur opinionin e tij trajnerit Guardiola.

“Më kujtohet se çfarë më tha Messi. Pas 2-3 ditësh stërvitje me atë, Messi mu afrua dhe më tha: ‘Më pëlqen ky’. Iu përgjigja se: ‘Kurdo që të ketë trazira, ai do të jetë aty. Ai bën gjithçka për njerëzit që e rrethojnë’”, tregoi Guardiola për “Universo Valdano”.

Ishte pikërisht vendimi i Guardiolas për të promovuar Busquets në ekipin e parë të Barcelonës, natyrisht një vendim i goditur, me mesfushorin që është shndërruar në një prej kolonave kryesore të Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës.

Related posts

Xherdan Shaqiri largohet nga Stoke City, ky është çmimi?

Sadik.Autor

AKORD ME AL-NASSR/ Brozovic e mbyll me Interin, mesfushori kalon në Arabinë Saudite

F.autor

BËN KRAHASIMIN MES DY BOKSIERËVE/ Kalivopulli: Florian Marku bën shou, nuk do kishte histori përballë Beqirit

Delo.autor

Leave a Comment