Basketball Sport

BASKETBOLL/ Vllaznia tjetër përforcim në merkato, vjen organizatori amerikan…

Pak orë para ndeshjes së Ligës Ballkanike ndaj kosovarëve të Peja (sot pasdite, ora 18:00, në Shkodër), skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar blerjen e organizatorit amerikan Kahron Ross.

25-vjeçari ka mbërritur sot në Shqipëri dhe vështirë se do të zbresë në fushë po sot. Gjithsesi, klubi shkodran e konsideron si një blerje me shumë vlera, një lojtar me fantazi në sulm.

Ross vjen nga Gjermania, ku sezonin e fundit ka luajtur në Pro A me skuadrën e Karlsruhe, ndërkohë që nga dita e sotme është në urdhërat e trajnerit malazez Darko Vujacic. Ai ka një mesatare prej 9 pikësh dhe 5 asist për ndeshje.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Parma-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Inter. Rezultati 0-3

Delo.autor

E HABITSHME/ Ekipi SKUALIFIKOHET nga Kupa e Anglisë sepse NUK PAGOI 10…

Isa.Autor

Leave a Comment